Papa Françesku mbërrin në Irak/ Vizitë historike pavarësisht rrezikut për sigurinë dhe frikës nga koronavirusi

05/03/2021 15:20

Papa Françesku ka mbërritur në Irak për vizitën e parë papnore atje dhe udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Covid 19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë vizitë më të rrezikshmen deri më tani, por 84-vjeçari këmbënguli se ishte “i detyruar“.

Ai do të përpiqet të sigurojë komunitetin e krishterë dhe të nxisë dialogun ndërfetar, duke takuar klerikun mysliman më të nderuar të Irakut, shkruan BBC. Papa gjithashtu do të kremtojë meshën në një stadium në Irbil në veri.

Rreth 10,000 forca sigurie irakiane janë angazhuar për të mbrojtur Papën, ndërkohë që po vendosen po ashtu oraret e ndalimit për të kufizuar përhapjen e Covid. Papa Françesku tha se ishte i lumtur që po udhëtonte përsëri, duke shtuar: “Ky është një udhëtim emblematik dhe është një detyrë ndaj një toke që është martirizuar për kaq shumë vite“.

Ai më parë kishte thënë se të krishterët irakianë nuk mund të “lihen në baltë për herë të dytë“, pasi Papa Gjon Pali II anuloi planet për udhëtimin në 1999 kur bisedimet me qeverinë e atëhershme të presidentit Saddam Hussein u ndërprenë.

Pas dy dekadave që nga ajo kohë, një nga komunitetet më të vjetra të krishtere në botë ka parë rënie të madhe, nga 1.4 milion në rreth 250.000. Shumë kanë ikur jashtë vendit për t’i shpëtuar dhunës që ka pllakosur vendin që nga pushtimi i udhëhequr nga SH.B.A. në 2003 që rrëzoi Saddamin.

Mijëra qytetarë u zhvendosën gjithashtu kur militantët e Shtetit Islamik pushtuan Irakun verior në vitin 2014, duke shkatërruar kishat e tyre historike, duke konfiskuar pronën e tyre dhe duke u dhënë atyre zgjedhjen për të paguar një taksë, për t’u kthyer, për t’u larguar ose për t’u përballur me vdekjen.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA