Franc Kaloshi është 31 vjeç, ai është rritur në Tiranë, por prej 10 vitesh ai la qytetin për të jetuar në fshatin Serras të Divjakës.
Dikur Franci bënte jetën e djali të ri kryeqytetas, ndërsa tani bën jetën e një fermeri. Punët në fermë i nis që në orën 6 të mëngjesit, si fillim ai kujdesët për stallën e gjedhëve, më pas është radha që patave tu hidhet ushqimi.
Franc sa vite ke që punon në fermë? Ti je rritur në Tiranë, përse vendose të lije jetën e qytetin për fshatin?
Franc Kaloshi: Unë kam lindur këtu, por pas viteve 90′ prindërit e mi shkuan në Tiranë për një jetë më të mirë. Atje bëra shkollë dhe u rrita, por pashë që Tirana nuk premtonte shumë dhe vendosa t’i vihesha pas babait tim. Ne së bashku administrojmë një sipërfaqe tokë rreth 250 ha tokë, kemi bërë si minikompleks me prodhime bujqësore dhe blegtoriale.
Çfarë të tërheq tek bujqësia?
Më tërheq pasi e shikon që lulëzon për ditë, dhe rritet diçka nga duart e tua. ”
31 vjeçari thotë që nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria, edhe pse ai ka pasaportë amerikane. Sipas Francit dy miqtë e tij më të mirë janë traktorët që e ndihmojnë të bëj punët në fushë.
“Kjo është një parcelë eksperimentale dhe do të mblidhet ushqim për blegtorinë jonxhë.
Ti më the që sipërfaqja e tokës është shumë e madhe, si e menaxhon punën?
Unë nuk jam vetëm dhe kam dy shokët e mi, traktorët, ata bëjnë punën më të madhe.
Djemtë e rinj kërkojnë të ikin nga Shqipëria, ti e ke menduar të ikësh ndonjëherë?
Të rinjtë duan të ikin në Amerikë dhe Angli, unë e kam të drejtën të iki në Amerikë pasaportën dhe vizën dhe nuk iki sepse them që ky vend do të bëhet. E ardhmja është këtu.
Shokët e tu e përkrahin idenë tënde?
Kur isha në gjimnaz më thonin erdhi maloku dhe lopçari, unë nuk i dëgjova ata dhe vazhdova para. ” Dikur Franci bënte jetën e djali të ri kryeqytetas, ndërsa tani bën jetën e një fermeri. Punët në fermë i nis që në orën 6 të mëngjesit, si fillim ai kujdesët për stallën e gjedhëve, më pas është radha që patave tu hidhet ushqimi.
Franc sa vite ke që punon në fermë? Ti je rritur në Tiranë, përse vendose të lije jetën e qytetin për fshatin?
Franc Kaloshi: Unë kam lindur këtu, por pas viteve 90′ prindërit e mi shkuan në Tiranë për një jetë më të mirë. Atjë bëra shkollë dhe u rrita, por pashë që Tirana nuk premtonte shumë dhe vendosa t;i vihesha pas babait tim. Në së bashku administrojmë një sipërfaqe tokë rreth 250 ha tokë, këmi bërë si minikompleks me prodhime bujqësore dhe blegtoriale.
Çfarë të tërheq tek bujqësia?
Më tërheq pasi e shikon që lulëzon për ditë, dhe rritet diçka nga duart e tua. ”
31 vjeçari thotë që nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria, edhe pse ai ka pasaportë amerikane. Sipas Francit dy miqtë e tij më të mirë janë traktorët që e ndihmojnë të bëj punët në fushë.
” Kjo është një parcelë eksperimentale dhe do të mblidhet ushqim për blegtorinë jonxhë.
Ti më the që sipërfaqja e tokës është shumë e madhe, si e manxhon punën?
Unë nuk jam vetëm dhe kam dy shokët e mi, traktorët, ata bëjnë punën më të madhe.
Djemtë e rinj kërkojnë të ikin nga Shqipëria, ti e ke menduar të ikësh ndonjëherë?
Të rinjtë duan të ikin në Amerikë dhe Angli, unë e kam të drejtën të iki në Amerikë pasaportën dhe vizën dhe nuk iki sepse them që ky vend do të bëhët. E ardhmja është këtu.
Shokët e tu e përkrahin idenë tënde?
Kur isha në gjimnaz më thonin erdhi maloku dhe lopçari, unë nuk i dëgjova ata dhe vazhdova para.
Top Channel