Foto/ Ishte e pranishme çdo ditë në ekranet televizive , COVID-19 i merr jetën kuzhinieres së njohur

05/03/2021 11:48

COVID-19 i ka marrë jetën në moshën 80-vjeçare kuzhinieres së njohur  kosovare Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka.

Ajo ishte autore e librave të “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”. Ceka la pas vetës një vajzë dhe dy djem.

Bashkëpunëtorja e saj shumëvjeçare, Xheraldina Vula, ka bërë të ditur  me anë të një postimi në rrjetet sociale se Ceka ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Postimi i saj i plotë:

Ceka na la. Partnerja ime e Diçka Po Zihet per 15 vjet me radhe nuk e perballoi sulmin e tmerrshem te kovid-19. Kuzhina televizive shqiptare kurre me nuk do te jete njesoj pa ty Ceko. Ke vene themelet e nje kuzhine fantastike sa tradicionale aq dhe moderne. Librat e tu jane ne cdo shtepi aty ku deshirohet te hahet mire. Do te me mungosh shume Ceko.

 

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA