Nuk kanë të sosur telashet për Andrea Pirlon në pankinën e Juves, pasi ka humbur një tjetër futbollist me peshë, në prag të dy ndeshjeve vendimtare për fatet e sezonit, ndaj Lazios të shtunën për kampionat dhe ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.
Bëhet fjalë për mesfushorin uruguaian Rodrigo Bentancour, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe është vendosur menjëherë në izolim, ndonëse klubi bardhezi njofton se futbollisti është asimptomatik.
Bentancour është titullar i padiskutueshëm i mesfushës së bardhezinjve, pasi është i vetmi futbollist me cilësitë e duhura për të luajtur para mbrojtjes, ndaj ndalesa e tij është një humbje mjaft e madhe për trajnerin Pirlo.
Përveç Bentancour, te Juventus vijojnë të jenë të dëmtuar emra si Cuadrado, Chiellini, Bonucci e Arthur, ndërsa Dybala po punon për të qenë gati për ndeshjen ndaj Portos mesjavën e ardhshme në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
Top Channel