Sekuestrohen mijëra doza të vaksinave false kundër COVID-19 në Kinë dhe Afrikë të Jugut, 83 të arrestuar

04/03/2021 06:22

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të vaksinave të falsifikuara kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arrestime, thotë Interpol.

Në Kinë, policia bëri 80 arrestime në një fabrikë që pretendohet se bënte vaksinë false, ku u gjetën të paktën 3,000 doza.

Tre shtetas kinezë dhe një zambian u arrestuan në një depo në Gauteng, Afrika e Jugut, ku u zbuluan ampula që përmbajnë 2400 doza, raporton bbc. Nuk është e qartë kur ndodhën saktësisht arrestimet.

Në deklaratën e së mërkurës, Interpol tha se po merrte gjithashtu raporte rreth sasive të tjera të rreme të vaksinave. Pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 2.5 milionë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar gati 115 milionë njerëz, sipas një vlerësimi të Universitetit Johns Hopkins.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA