“Largohu nga Sara, po ta them tani!” Atdheun e kërcënojnë nga Dubai: Numrin ma ka shpërndarë ajo, do mbash përgjegjësi

04/03/2021 18:36

Situata në Përputhen është nxehur, pasi Atdheu në një lidhje skype në studio zbuloi ase kishte marrë një kërcënim.

Mesazhi kishte lidhje me Sarën, me të cilën tashmë Atdheu sqaroi se nuk ka më lidhje.

Debati

Atdheu: Mesazhi është “o shoku largoju Sarës, po ta them tani kaq pik”.

Atdheu: Numrin ma ka shpërndarë Sara

Sara: Ça po thua mo?

Atdheu: Pusho, mos fol ti!

Sara; Mos më fol mua ashtu njëherë, se të drejtën e fjalës s’ma ndalon askush!

Atdheu: Ti tani do mbash përgjegjësi ta dish. Sa për grupin, më mori një nr holandez, e dhe i thashë jam në spital, ai më tha kam një mesazh nga miku im, i rashë, po s’ma hapi, pastaj më erdhi ky mesazhi kërcënues.

Bora: Pse mendon se të ka ardhur

Atdheu: Bora patjetër kjo gjë është serioze se kemi ardhur të gjejmë dashurinë, jo të marrim kërcënime.

Sara: Unë se di pse me adresohesh nga unë, unë se di kush është njëherë. A je në terezi. Ai është personazh publik, numrin e tij e gjejnë të gjithë, mbase do vëmendje. Nga unë s’ka asnjë lloj kërcënimi.

Jasmina: Mua më kanë ardhur në Instagram që të lëmë dikë të qetë këtu brenda.

Atdheu: Nëse po bëhet fjalën për dikë që ka jashtë, se ndryshe se kuptoj.

Bora: Para se të sëmureshe, ju ishit mirë, çfarë ka ndodhur

Atdheu: E kemi shkëputur në fakt pas kamerave marrëdhënien.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel