Raportuesi special i OKB-së: Urrejtja kundër myslimanëve ka arritur përmasat epidemike

04/03/2021 16:38

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për liritë fetare dhe të besimeve, Ahmed Shaheed, njoftoi se urrejtja kundër muslimanëve ka arritur përmasat epidemike pas sulmeve të kryera më 11 shtator 2001 në SHBA dhe pas akteve terroriste të tmerrshme për të cilat pretendohet se janë kryer në emër të Islamit.

Sipas Anadolu Agency, Shaheed, ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut, në një raport që i ka paraqitur Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka bërë vlerësime lidhur me kundërshtinë ndaj Islamit, që është rritur në vitet e fundit.

Pa dhënë emër, Shaheed ka bërë të ditur se shumë shtete dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare kanë “shënjestruar në mënyrë disproprocionale” muslimanët dhe kanë vendosur kundrejt tyre masa të reja me arsye të radikalizimit dhe kërcënimeve të sigurisë.

Retorikat islamofobike, diskriminimi me mbështetje shtetërore kundrejt muslimanëve nxisin armiqësinë dhe dhunën, theksoi Shaheed, i cili vuri në dukje se në këtë mënyrë shfaqen rezultate serioze të tilla si kufizimi i fesë dhe besimit për muslimanët dhe privimin e tyre nga të drejtat e njeriut.

Ai paralajmëroi se politikat e luftës kundër terrorizmit kundrejt muslimanëve, shkaktojnë vazhdimësinë dhe normalizimin e “diskriminimit, armiqësisë dhe dhunës” kundrejt individëve dhe shoqërisë muslimane dhe i ftoi shtetet që të kalojnë në veprim ndaj kundërshtisë ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Shaheed paralajmëroi se pas sulmeve të kryera më 11 shtator 2001 në SHBA dhe pas akteve terroriste të tmerrshme për të cilat pretendohet se janë kryer në emër të Islamit urrejtja ndaj muslimanëve ka arritur në përmasat epidemike.

Duke theksuar se 37 për qind e popullatës në anketimet e bëra në Evropë në 2018 dhe 2019, ka paraqitur mendim negativ rreth muslimanëve, Shaheed tha se edhe rreth 30 për qind e amerikanëve që morën pjesë në anketimin e kryer në vitin 2017 i kanë vlerësuar negativisht muslimanët.

“Ndaloni urrejtjen kundër muslimanëve”

Shaheed nënvizoi se diskriminimi islamofobik edhe në sferën publike edhe në atë private në përgjithësi e bën të vështirë që një musliman të “jetojë si musliman”.

Raportuesi special i OKB-së theksoi se muslimanët në vendet ku jetojnë si pakicë, shpeshherë shënjestrohen për shkak të “cilësive të tyre muslimane” të dukshme si “emrat, ngjyra, mbulesa dhe veshjet e tjera fetare”.

“Shteteve u bëj thirrje që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të luftuar me mënyrat e diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe indirekt ndaj muslimanëve dhe të ndalojnë çdo lloj urrejtjeje fetare që nxit dhunën”, shtoi Shaheed.

Top Channel