Nis vaksinimi në Lezhë/ Të parët janë mjekët dhe të moshuarit

04/03/2021 15:06

Ka nisur gjatë ditës së sotme procesi i vaksinimit edhe në qytetin e Lezhës për mjekët, infermierët dhe të moshuarit mbi 80 vjeç.

Të moshuarit janë atë të cilët e kanë pritur me padurim këtë ditë, ndërsa shprehen se janë të lumtur që e morën dozën e parë të vaksinës antiCovid.

Procesi ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe sipas drejtoreshës Zoje Zefej nuk është hasur asnjë problem sa i takon reaksioneve pas vaksinës.

Kanë qenë 70 persona që kanë marrë sot dozën e parë të vaksinës anti Covid, ndërsa procesi i vaksinimit është ndjekur nga afër edhe nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë.

Top Channel