“Mos u vetëkuroni”/ Thirrja e mjekes së infektivit: Qëndroni në kontakt me mjekët e familjes
04/03/2021 19:49
Entela Kolovani, mjekja e spitalit Infektiv, atje ku prej një viti po luftohet me Covid-19 u bën thirrje të gjithë atyre që infektohen të mos vetëkurohen, por të jenë në kontakt me mjekët e familjes menjëherë sapo shfaqen simptomat e para.
“Kemi pasur ditë me numër të lartë shtrimesh dhe ditë me numër më të reduktuar. Tendenca mbetet e lartë. përpiqemi t’i ruajmë kapacitetet duke u organizuar edhe me spitalet e tjera COVID”, tha ajo.
“Një thirrje gjithë popullatës që të jenë pranë mjekëve të familjes sa herë evidentojnë shenja dhe të marrin masat e duhura që të ndjekin këshillat dhe nëse kanë nevoja duhet t’i drejtohen specialistëve”, tha mjekja.
Top Channel