“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitoren më të thellë në zgjedhjet parlamentare, duke shënuar një rritje prej 27 deputete më shumë.
Ndryshe nga zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-ës, kur LVV-ja siguroi 31 ulëse në Kuvend, sot kjo parti ka siguruar 58, megjithëkëtë tre ulëse më pak, të nevojshme për krijimin e shumicës parlamentare.
Kandidatja më e votuar doli të jetë Vjosa Osmani me 300,788 vota.
Në tërësi Kuvendi i ri i Kosovës do të përbëhet nga 13 parti politike.
PDK-ja ka arritur të siguroj 19 ulëse në Kuvend, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 8.
Ndërsa pjesa tjetër e partive janë pakicat të cilat hyjnë në kuadër të 20 ulëseve të rezervuara.
Lista Serbe ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për 10 ulëset e rezervuara, ndërsa partitë nga komunitetet e tjera kanë një deri në dy deputet.
Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, brenda afatit prej 30 ditësh duhet thirrur seanca për konstituimin e Kuvendit dhe më pas partia më e madhe në vend ia propozon kuvendit Qeverinë e re.
Top Channel