Covid-19/ Italia bllokon eksportin e ngarkesës së vaksinave drejt Australisë

04/03/2021 18:05

Qeveria italiane ka bllokuar sot eksportin e një dërgese me vaksina koronavirusi drejt Australisë nga Oxford-AstraZeneca, njoftonin mediat vendase.

Vendimi ka të bëjë me 250,000 doza të vaksinës të prodhuara nga impjanti i AstraZeneca në Itali, dhe besohet se është mbështetur nga Komisioni Evropian.

Lajmi vjen në një kohë replikash mes zyrtarëve të BE dhe kompanisë prodhuese, e cila ende nuk ka arritur të prodhojë masën e kërkuar nga shtetet anëtare.

Sipas skemës evropiane të vaksinave, të caktuar prej qershorit të shkuar, unioni ka negocjuar blerjen e vaksinave për llogari të te gjitha vendeve anëtare.

Në janar ish-kryeministri italian Giuseppe Conte i përshkruante vonesat e vaksinave nga grupet farmaceutike AstraZeneca dhe Pfizer, si të papranueshme, duke i akuzuar për shkelje të kushteve të kontratës.

Top Channel