Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i Partisë Socialiste ftoi sot publikisht, shefen e infektivit, Najada Çomon të jetë në listat e e kandidatëve të majtë për deputetë në zgjedhjen parlamentare.
Sipas analistit, Artur Zheji, me këtë zhvillim ka humbur shtabi i luftë anticovid në Shqipëri. “Politika në këtë rast fitoi por humbi Shqipëria dhe realiteti shqiptar”.
Zheji thotë se do të jetë më e vështirë për Najada Çomon sepse pas i ka bërë betimin e Hipokratit për profesionin e saj në mjekësit, tashmë i shtohet betimi i partisë. “Kemi parë dështimet e mjekësve. Mjeku ka betimin e Hipokratit, nuk është shaka të jesh mjek. Nëse të kërkohet një betim i dytë, ai i partisë, duhet sërish të zgjedhin Biblën e Hipokratit. Varet nga integriteti personal i Çomos nëse do të jetë besnike e Hipokratit apo partisë”.
Analisti, Frrok Çupi e shpjegon zgjedhjen e shefes së infektivit nga këndvështrimi i tij. “Edhe doktoresha, edhe Rama ndodhen para dy pandemive, pandemisë së shëndetit dhe pandemisë së parlamentit. Parlamenti është shumë i dobët dhe po e qortojnë të gjithë. Nuk mund të përcaktojmë a bëri mirë Najada Çomo”.
Mejithatë shton se realiteti në vend, i ndikuar fort nga politika, imponon vendime të tilla.
“Politika akoma është Zoti i të gjithëve. Nëse nuk je afër politikës, edhe Aristoteli të jesh nuk ka vlerë. Unë e çmoj faktin që politika shtrin duart te personalitetet, si Najada. Ndoshta pas akuzave se përse nuk kemi një parlament elitar, Najada besoj se do të jetë themeli i pozitivitetit në parlament. Përdorimi politik është i pavlerë, por në Shqipëri, politika është pika e parë dhe pika e fundit e ditës”.
Top Channel