Fantazisti argjentinas Erik Lamela po luan sezonin e tij të 8 me fanellën e Tottenhamit, por aventura e tij në Londër pritet të vijojë edhe për disa vite të tjera.

Futbollisti 28-vjeçar ka kontratë me londinezët deri në verën e 2022-shin, por trajneri Jose Mourinho ka mbetur mjaft i kënaqur me paraqitjet e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve t’i rinovojnë bashkëpunimin.

Mes palëve kanë nisur negociatat dhe kontrata e re pritet të zgjatet deri në verën e 2025-ës, kur Lamela të jetë 33 vjeç dhe të nisë planifikimin për t’u tërhequr nga futbolli.

Për kartonin e argjentinasit, Tottenham pagoi rreth 35 milionë euro në arkat e Romës në verën e 2013-ës, ndërsa që atëherë lamela ka luajtur 244 ndeshje me “Spurs”-at dhe ka shënuar 36 gola

Top Channel