Homoseksualiteti do të shpallet çrregullim psikologjik, vendos gjykata në Kinë (fotot)

03/03/2021 16:56

Një gjykatë në provincën lindore kineze Jiangsu ka vendosur sot në favor të një publicisti që e quante homoseksualitetin “çrregullim psikologjik” në një libër universitar.

Sipas kopjeve të vendimit të 9 shkurtit, gjykata rajonale e Suyu në Suqian tha se përshkrimi vinte si rezultat i ‘diferencave të perceptimit’ por nuk ishte në fakt një gabim në trupin e njeriut.

“Ndjehem e demoralizuar, sepse ata as nuk bënë një gjyq të vërtetë për ta vendosur” thotë aktivistja që ngriti padinë, e cila përdor vetëm pseudonimin XiXi.

Në vitin 2017, XiXi paditi Shtypin Universitar të Jinan dhe rrejtin e publikimeve JD.com, për shpërndarje të informacioneve të rreme në një libër të 2013 për arsimin mbi shëndetin mendor të studentëve universitarë.

“Materiali pedagogjik e klasifikon homoseksualitetin si një çrregullim psikologjik, që në fakt nuk është,” thotë 24-vjeçarja punonjëse OJQ-je, duke shtuar se zbuloi për vendimin e gjykatës vetëm në fund të muajit që shkoi.

“Jam shumë e zhgënjyer sepse po shikojmë komente që e mbështesin këtë gjykim”.

“Kjo është shumë dëmtuese për të gjithë komunitetin LGBT prandaj jemi shumë të zhgënjyer”, shtoi edhe Peng Yanzi, drejtor i grupit të mbrojtjes së LGBT në Kinë.

FOTO GALERI
2/3
24-vjeçarja punonjëse OJQ-je, tha se zbuloi për vendimin e gjykatës vetëm në fund të muajit që shkoi.

Top Channel