Shoferi ‘superhero’ pret foshnjen që bie nga ballkoni i katit të 12-të në Vietnam (fotot)

02/03/2021 21:18

“Për fat bebja ra në prehërin tim”, tha 31-vjeçari në kryeqytetin në Hanoi i cili ishte ngjitur në një çati për t’u afruar më shumë te foshnja që lëkundej.

Një shofer shpërndarjesh u mbiquajt “superhero” sot në kryeqytetin vietnamez Hanoi, pasi shpëtoi një vajzë 2-vjeçare që ra nga një ballkon i katit të 12-të.

31 vjeçari Nguyen Ngoc Manh, ishte ulur në makinën e tij teksa priste dërgesën e radhës të dielën pasdite, kur dëgjoi të qarat e fëmijës, tha ai pas ngjarjes për rrjetin vendas Anninhthudo. Një grua nisi të ulëriste dhe ai nxorri kokën jashtë për të parë çfarë po ndodhte.

Ai tha se fillimisht besonte se bebja ishte zemëruar por shpejt e kuptoi se ishte diçka tjetër pasi ndodheshin rreth 50 metra në lartësi.

“Pashë vajzën e vogël që u zvarrit jashtë ballkonit,” tha ai, duke shtuar se menjëherë ishte ngjitur mbi një ndertesë për t’u afruar në rast se fëmija binte.

“U ngjita në një çati dy metra të lartë duke u pozicionuar për të kapur vajzën”.

Nguyen hipi mbi ndërtesën ku mbaheshin gjeneratorë, dhe tha se humbi ekuilibrin kur fëmija ra, por u lëshua përpara për ta kapur dhe pas impaktit të dy bënë një vrimë në çatinë e llamarinës.

“U përpoqa të zgjas duart për ta kapur, duke shpresuar që të paktën ta ndaloja të binte direkt përtokë”.

Në pamje të the incidentit, të marra nga apartamentet përballë shihet fëmija që del në buzë të ballkonit, ndërsa fqinjët  ulërasin nga tmerri.

“Për fat bebja ra në prehërin tim. E përqafova por më pas pashë gjak që i rridhte nga goja. Isha shumë i trembur”.

Fëmija u çua në spital dhe mediat vendase thanë se kishte pësuar zhvendosje të legenit, por jo plagë të tjera. Doktori Le Ngoc Duy, tha se bebja u vendos në allci dhe po monitorohet.

FOTO GALERI
1/3
Një shofer shpërndarjesh u mbiquajt “superhero” sot në kryeqytetin vietnamez Hanoi, pasi shpëtoi një vajzë 2-vjeçare që ra nga një ballkon i katit të 12-të.

Top Channel