Shërbëtori vret, përdhunon nënën, mbyt të birin në masakrën barbare të familjes në Rusi (fotot)

02/03/2021 17:27

Familja e një drejtori të hekurudhave ruse besohet se janë masakruar nga një shërbëtor i tyre që përdhunoi e vrau me thikë nënën, dhe mbyti për vdekje birin e saj.

44 vjeçari Sergey Malakhov, drejtor i rrjetit hekurudhor Trans-Siberian nga Moska drejt Vladivostok, ishte në një udhëtim pune kur katër nga të afërmit e tij u vranë pranë Nizhny Novgorod, thonë raportimet.

Gruaja e tij Elena, 41 vjeçare, floriste e njohur, ishte përdhunuar dhe vrarë me thikë në incidentin e tmerrshëm, ndërsa djali gjashtë-vjeçar i çiftit Mikhail, është mbytur për vdekje.

Nëna e drejtorit të hekurudhave Olga Malakhova, 66 vjeçe dhe vjehrri i tij Anatoly Korolyov, 63, gjithashtu ishin vrarë në të njëjtën mënyrë, raportonin mediat vendase.

Djali tjetër i çiftit dhe bija Maria, 13 vjeçe, i kishin shpëtuar masakrës së 28 shkurtit në fshatin Kudma.

Shtëpia e familjes besohet se është grabitur.

Skenat shokuese u zbuluan nga një fqinj që ishte dërguar atje nga Malakhov pasi bija e tij nuk arrinte të kontaktonte me njerëzit.

Mediat ruse kanë publikuar foto të të dyshuarit Sharofiddin Amirov, 26 vjeç, i cili u arrestua në rajonin e Vladimir dhe të dy bashkëpunëtorëve të tij që ishin larguar me një Volkswagen Passat sipas raportimeve.

I dyshuari kishet ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së familjes dhe më pas ishte pajtuar si shërbëtor dhe kopshtar, thanë burime të policisë.

Të tjera raportime thonin se Amirov kishte pasur një debat për pagesat me familjen.

Në makinë e të dyshuarve ishin gjithashtu 29 vjeçari Armen Atabekyan, e 52 vjeçari Mikhail Avanesov, që besohet se kanë ndihmuar në fshehjen e Amirov.

Viktima nënë Elena përshkruhej nga mediat si floriste e njohur në qytezë dhe amatore e sporteve me kuaj.

FOTO GALERI
1/4
I dyshuari Sharofiddin Amirov, 26 vjeç, u arrestua në rajonin e Vladimir

Top Channel