Seanca gjyqësore për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe mjekun Edvin Prifti, kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë
02/03/2021 14:38
Gjykata e Posaçme e Apelit mbylli shqyrtimin e ankimeve për dosjen e Krujës dhe mjekun Edvin Prifti dhe vendimin do ta shpallë në orën 15:45.
Gjatë seancës, avokatët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Avokati gjyqtares argumentoi se masa ndaj saj duhet të jetë më e butë, kjo për shkak se është nënë e dy fëmijëve dhe ka nevojë për përkujdesjen e saj. Edhe avokati i mjekut Prifti duke mohuar akuzat ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme i ka qëndruar të njëjtës kërkesë si në Shkallë të Parë, atë të vazhdimit të masave arrest në burg.
Top Channel