Një pikturë e ish kryeministrit britanik, Sir Winston Churchill, që ishte në pronësinë e Angelina Jolie, është shitur për afro 10 milionë dollarë ose 8 milionë euro në Londër.

Çmimi i shitjes ishte thuajse katër herë më i lartë nga ai i parashikuar dhe thyen rekordin e mëparshëm për një pikturë të Churchill, që 2.5 milionë dollarë.

Tower Of The Koutoubia Mosque, pikturuar në Marrakesh gjatë luftës së dytë botërore, iu shit një blerësi anonim.

Një zëdhënës i Christie’s e quajti atë punën më të rëndësishme të Churchill.

“Përveç origjinës së saj të veçantë, ajo është edhe panorama e vetme që ai ka bërë gjatë luftës”, shtoi zëdhënësi. Churchill, një adhurues arti, u frymëzua nga qyteti Maroken dhe pikturoi The Tower Of The Koutoubia Mosque, në vaj, pas konferencës së Casablankës në 1943.

Ai shkoi akoma më tej sa që ia dha veprën e përfunduar presidentit të atëhershëm amerikan, Franklin Roosvelt.

Vepra, përfundoi në duart e aktores Angelina Jolie, kur ajo doli në shitje në New Orleans në 2011.

Para se të hynte në politikë, Cërcilli ishte një oficer karriere në ushtri dhe filloi të pikturonte relativisht vonë, në moshën 40 vjeç. Ai gjeti pasionin në Marrakesh në vitet 1930 kur pjesa më e madhe e Marokut ishte protektorat Francez.

 

Top Channel