Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me një video nga materniteti i vjetër i Tiranës, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama ka treguar se si do të jetë godina e re e ‘Mbretëreshës Geraldinë’.

Kryeministri, në profilin e tij në Facebook ka publikuar pamje nga punimet në këtë institucion, ku tregon se si do të duket ajo pas rikonstruksionit.

Sipas Ramës, janë ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend.

“MIRËMËNGJES, dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA