Pas mbërritjes së dozave të tjera të Pfizer, nis procesi i vaksinimit edhe në Durrës. Vaksinohen të moshuarit +90

02/03/2021 10:45

Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit ka nisur edhe në qytetin e Durrësit.

Të gjithë personat që do të vaksinohen do të paraqiten pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”, i cili është përshtatur si ambient për të pritur personat që do të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Paraditen e sotme, janë vaksinuar të moshuarit e parë mbi moshën 90 vjeç ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri Rama. Ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit në Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Shkodër.

Kujtojmë se ditën e djeshme, mbërritën 15 210 vaksinat e kompanisë amerikane Pfizer. Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se në prill do të mbërrijnë edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer.

Top Channel