Pamjet e shpërthimit spektakolar të vullkanit Sinabung në Indonezi, ku hiri zë gjithë qiellin mbi qytet (fotot)

02/03/2021 17:14

Një vullkan në Indonezi ka shpërthyen mëngjesin e sotëm duke lëshuar një masë gjigande hiri që bllokoi pamjen e qiellit nga qyteti pranë tij.

Vullkanologët regjistruan 13 shpërthime të veçanta gjatë riardhjes në jetë të malit Sinabung, i cili lëshonte hirin e tij me shumë se 5,000 metra mbi qytetin Sumatra.

Nuk kishte rrezik të menjëhershëm për banorët apo pronën e tyre, thanë autoritetet, pasi një reze prej pesë kilometrash rreth vullkanit ishte lënë pa u banuar prej disa vitesh.

Deri tani nuk janë dhënë urdhra evakuimesh dhe shtyrje të fluturimeve.

Autoritetet kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë të paktën 3 km larg kraterit.

Vullkani i Sinabung kishte qëndruar i fjetur për shekuj me radhë deri sa të rikthehej zhurmshëm në jetë me shpërthimin e 2010 kur vrau dy njerëz.

Pas një tjetër periudhe inaktiviteti ai shpërtheu përsëri në 2013 dhe prej atëherë ka mbetur gjithnjë aktiv.

Në shpërthimin e 2014, u vranë të paktën 16 njerëz dhe katër të tjerë u vranë në 2016.

Kësaj radhe në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale banorët vendas nuk tregonin panik, megjithë kollonën apokaliptike të tymit e hirit të ngritur në të gjithë qiellin blu.

Indonezia – arqipelagu i më shumë se 17,000 ishujve – ka afro 130 vullkanë aktive.

Vendi është i vendosur në atë që njihet si ‘Unaza e zjarrit’, brezi i pllakave tektonike të Oqeanit Paqësor me aktivitet të lartë sizmik.

Mali Merapi në ishullin Java, një nga vullkanët më aktivë të botës, gjithashtu shpërtheu kësaj jave, duke lëshuar llavë nga faqet e tij.

Top Channel