Në gjunjë dhe me lot në sy murgesha u lutet policëve që mos të qëllojnë, pamjet bëhen virale në të gjithë botën (Video)

02/03/2021 19:07

Një murgeshë është kthyer në një nga imazhet më të komentuara të ditës së sotme pas gjestit të bërë nga ana e saj.

Ajo është gjunjëzuar duke iu lutur që protestuesit në Mianmar të mos goditen nga policia.

Pamjet që qarkullojnë tregojnë murgeshën që u lutet forcave blu në gjunjë që të mos qëllonin të rinjtë që po protestonin paqësisht.

Motra Ann Nu Thaëng, është bërë imazhi i dëshirës për liri në vendin i cili është nën kontrollin e ushtrisë që nga 1 Shkurti dhe u ka marrë jetën të paktën 18 personave.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

Top Channel