Kompozitori i mirënjohur Agim Krajka ndërroi jetë një ditë më pare, ndërsa lajmin e  trishtë e bëri me dije djali i tij.

Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar për ndarjen nga jeta të kompozitorit, ku përmes një postimi në rrjetin sociale shkruan se ai ka lënë pas thesare dhe vepra që i rezistuan çdo sistemi në vend.

“Sa shumë la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani, mbajnë firmën e tij: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare .Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka. U prehsh në paqe profesor”, ka shkruar këngëtarja.

Top Channel