Kur krokodili të vjen në shtëpi…/Gruaja gjen zvarranikun 2 metra të gjatë në garazh

02/03/2021 21:10

Një banore e Fort Myers, në Florida, i telefonoi për ndihmë 911 pasi një krokodil dy metra i gjatë kishte hyrë në shtëpinë e saj, duke u strehuar madje në garazhin e saj.

Ekspertët i erdhën menjëherë në ndihmë gruas duke e kapur zvarranikun dhe duke e transportuar atë drejt një ferme krokodilësh në zonë.

Gruaja, Torrie Heathcoat, kishte dëgjuar bashkë me të shoqin zhurmë që vinte nga garazhi. I shoqi ishte afruar për të parë dhe ajo kishte mbetur me gojën hapur kur i kish thënë se kishte një krokodil në garazh.

 Gruaja tregon e tmerruar se i biri kishte qenë në garazh një orë më parë dhe gjithçka do të mund të kishte shkuar shumë ndryshe.

Askush, fatmirësisht, nuk u lëndua në incident.

Top Channel