Kukës/ Po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplasi dy mjete, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari

02/03/2021 09:25
Ilustrim

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi në vendin e quajtur “Ramhas”.

Drejtuesi 31 vjeçar po drejtonte automjetin tip “Mitsubish” dhe u përplas me një kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës.

Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel