Detaje nga plagosja me thikë në Pogradec, sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve, arrestohet autori
Mjekja shqiptare Rubena Maçi ka treguar se kufizimet në Itali do të qëndrojnë në fuqi deri në 6 prill.
Në një lidhje skype nga Italia për “Wake Up”, Maçi shtoi se shteti italian është në valën e tretë të pandemisë dhe shifrat janë shumë të larta. Këto kufizime tregojnë se italianët do vazhdojnë të kenë nën fuqi masat shtrënguese në fillimin e pranverës.
“Sipas dekretit të ri të kryeministrit nuk ka shumë ndryshime drastike. Është një vazhdë e dekreteve që Conte kishte ndërmarrë më përpara. Që dje, me datë 1 mars në Itali do të vazhdojnë kufizimet. Ndryshimi i vetëm është që nëse do duhej të mbaronte dekreti i kufizimeve me 5 mars, dekreti i ri i kryeministrit do t’i shtyjë ato deri më 6 prill. Ne jemi në valën e tretë, sepse numrat janë duke u rritur”, tha Maçi.
Ndërkohë, disa prej shteteve evropiane kanë shtrënguar masat kundër përhapjes së Covid-19 ndërsa vijon procesi i vaksinimit.
Top Channel