Gorbaçov mbush 90 vjeç/ Putin reagon ftohtë: Meriton respekt!

02/03/2021 16:49

Mihael Gorbaçov, apo Gorbi, siç e quajnë gjermanët, kremton 90 vjetorin e ndërsa në Gjermani vlerësohet pa masë për rolin e tij në bashkimin e vendit, për këtë arsye në Rusi mbetet nga ana tjetër një figurë e diskutueshme.

Në Desau, në landin Saksoni-Anhalt, i është ngritur dhe një përmendore që u përurua në 3 tetor 2020 me rastin e 30 vjetorit të ribashkimit. Mihael Gorbaçov ishte i pari kryetar shteti që vizitoi Gjermaninë pas ribashkimit. Në nëntor 1990 në Bom u nënshkrua marrëveshja për fqinjësinë e mirë, partneritetin dhe bashkëpunimin, kjo ishte e para marrëveshje ndërkombëtare në Gjermaninë e ribashkuar.

Në ditëlindjen e tij, Vladimir Putin reagoi ftohtë me një frazë të vetme: Meriton respekt. Në 2016-tën, Gorbachov e kritikoi ashpër Putinin dhe kryeministrin e atëhershëm, Dmitry Medvedev me mënyrën e qeverisjes, duke thënë se i vjen turp prej tyre. tabloja mbetet e ngjashme edhe sot:  I vlerësuar në Perëndim, jopopullor në atdhe: trashëgimia politike e kreut të fundit të shtetit sovjetik, Mihail Gorbaçov, është kritikuar vazhdimisht në Rusi. Bashkimi i Gjermanisë i fiksuar në 12 shtator 1990 në të ashtuquajturin marrëveshje dy-plus-katër, luan një rol qendror për këtë.

Marrëveshja “Dy-plus-Katër” u nënshkrua në Moskë nga ministrat e jashtëm të RFGJ dhe RDGJ si dhe të katër fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore – BRSS, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Dokumenti me shtatë faqe “mbi rregulloren përfundimtare në lidhje me Gjermaninë” i dha fund ndarjes së Gjermanisë pas më shumë se 40 vjetësh. Me zgjedhjen president i BRSS më 14 mars 1990 Gorbaçovi iu përmbajt kursit të reformave për liberalizim duke i hapur kështu rrugën ndryshimeve në BSSR e gjithashtu edhe ndryshimeve në të gjithë bllokun lindor. Ai u tërhoq nga posti i presidentit të Bashkimit Sovjetik më 1991 dhe pas kthesës në vitin 1992 ai themeloi fondacionin e tij Gorbaçov.

 

Top Channel