“Gati pasaporta digjitale e vaksinimit”/ Rama: Përgatitje nëse vendet e tjera e vënë kusht udhëtimi

02/03/2021 12:38

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në konferencën e përjavshme për mediat, që do të jetë edhe e fundit siç edhe kryeministri njoftoi, bëri me dije se vendi ynë ka gati pasaportën digjitale të vaksinimit, nëse vendet e tjera e vendosin si kusht udhëtimi

Kështu, qytetarët shqiptarë do të pajisen me një pasaportë vaksinimi, që do t’i japë mundësinë të udhëtojnë jashtë vendit.

“Shëndetësia sot vijon që të transformohet në këtë aspekt pasi janë një sërë procesesh që deri më dje bëheshin me radhë sot bëhen online që nga regjistrimi i mjekut të familjes dhe në recetat që ofrohen në mënyrë online. Ne disponojmë falë revolucionit digjital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën digjitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”,

Ju e mbani mend tmerrin e certifikatave në gjendjen civile sot ne kemi një certifikatë në çdo moment që e dum me vulë elektronike dhe në kohë reale s’kanë nevojë të shkosh dhe të marrësh një të tillë”, u shpreh Rama.

Top Channel