SHBA-ja godet kartelin meksikan, zbulohet plani për të blerë armë në Çeki dhe për të luftuar me bandat rivale Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 379 vdekje të reja nga koronavirusi.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 4.703 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3.760.671 ndërkohë me 379 vdekje numri i viktimave ka arritur në 86.829.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.430 persona, prej të cilëve 3.544 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 829 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 258.384. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 është rritur në 7.3 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.974.019 ndërsa 1.586.842 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Top Channel