E rëndë në Fier! Hidhet nga kati i pestë i pallatit 56-vjeçari, vuante nga probleme të shëndetit mendor

02/03/2021 12:26

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në lagjen “Kryengritja”, në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një 56-vjeçar dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia njofton se 56-vjeçari, shtetasi P. Sh., nga qyteti i Fierit vuante nga problem të shëndetit mendor.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel