Çfarë po ndodh? Sara fotografohet në krah të Erit pas përjashtimit të tij nga Për’puthen (FOTO)

02/03/2021 09:45

Pas përjashtimit nga Për’puthen, Eri është shfaqur nën shoqërinë e Sarës, e cila mungoi në Për’puthen Prime të dielën.

Vetë Sara ka postuar në Instagram një video përkrah Erit, ndërkohë që i thotë të tregojë tatuazhet. Ata të dy shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kështu kanë lindur dyshimet nga publiku se mos ndoshta mes tyre po lind diçka.

Eri dhe Dori u përjashtuan nga emisioni pas një sherri të turpshëm. Dy djemtë u kapën fillimisht me fjalë dhe jashtë studios situata precipitoi në dhunë fizike, ndërsa pamjet u publikuan në emision të dielën.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel