Një pikturë e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, e cila ishte në pronësi të Angelina Jolie, është shitur për 7 milion pound në një ankand në Londër.

Çmimi i shitjes ishte pothuajse katërfishi i vlerësimit të para-shitjes dhe mundi rekordin e mëparshëm për një pikturë të Churchill, e cila u shit rreth 1.8 milion pound.

Kulla e Xhamisë Koutoubia, e pikturuar në Marrakesh gjatë Luftës së Dytë Botërore, iu shit një blerësi anonim. Një zëdhënës e quajti atë “puna më e rëndësishme e Churchill”. “Është peizazhi i vetëm që ai bëri gjatë luftës“, shtoi zëdhënësi.

Churchill, mori frymëzim nga qyteti maroken dhe pikturoi me vaj Kullën e Xhamisë Koutoubia, pas Konferencës së Casablanca në vitin 1943. Ai ia dha pjesën e përfunduar shokut të tij, presidentit të SHBA-së, Franklin Roosevelt.

Kryevepra arriti në duart e aktores Angelina Jolie kur doli në shitje në New Orleans në 2011. Ofertat “e çmendura”gjatë shitjes e të hënës, ku pjesa më e madhe ishin përmes telefonit, çuan ankandin në çmimin rekord të shitjes prej 7 milion £, duke kaluar pritshmëritë prej 1.5 në 2.5 milion £.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel