Mandatory Credit: Photo by Rob Latour/Variety/Shutterstock (10435445et) Will Smith 'Gemini Man' film premiere, Arrivals, TCL Chinese Theatre, Los Angeles, USA - 06 Oct 2019

Will Smith ka deklaruar se po mendon të hyjë në politikë në një të ardhme të afërt.

Ai më parë ka shprehur pëlqimin e tij për të qenë pjesë e politikës, duke thënë se është i gatshëm të bëjë një hap ndryshe.

Duke folur në një intervistë të re me ‘Pod Save America’, Smith sërish dha idenë për të kandiduar,, por pa dhënë një afat kohor të mundshëm.

“Unë mendoj se tani do të lejoj që zyra presidenciale e SHBA të stabilizohet pak dhe pastaj do ta konsideroj atë në një moment tjetër”, tha Smith, duke iu referuar përurimit të fundit të Joe Biden si President i ShBA-së.

Kam absolutisht një mendim, unë jam optimist, shpresoj, besoj në mirëkuptim midis njerëzve dhe besoj në mundësinë e harmonisë. Unë me siguri do të bëj pjesën time, pavarësisht nëse ajo mbetet artistike ose, në një moment, sipërmarrje në arenën politike. Po mendoja për këtë, por, e dini, unë pashë Barack Obamën për tetë vitet e fundit dhe kjo është një punë e vështirë. Unë kam shumë pikëpamje dhe ide dhe ndonjëherë dëgjoj njerëz që flasin gjëra në televizion dhe unë thjesht dua të vrapoj kundër tyre”, tha ai.

Top Channel