Vijon vaksinimi i të moshuarve/ Komentet e tyre për procesin: Nuk e ndjeva fare, jam shumë i kënaqur

01/03/2021 10:16

Procesi i vaksinimit anti Covid vijon për të moshuarit në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë publike pamjet e të moshuarve që janë vaksinuar dhe komentin e tyre në lidhje me procesin.

“Kjo është një vepër shumë e madhe se shpëton njerëz.

S’e ndjeva fare, bravo, shumë mirë. Jam shumë i kënaqur, faleminderit.

“Doktori i familjes më thërriti, më tha do shkosh në filan orë në filan vend dhe erdha këtu bëra vaksinën. Dhe këtu organizimi shumë mirë”, thanë disa prej tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije para disa ditësh se do të mbërrijnë rreth 15 mijë vaksina, që pritet të intensifikojnë procesin.

“Pritet që të vijë ngarkesa e radhës së Pfizer ditën e hënë, rreth 15 mijë vaksina vijnë për të intensifikuar vaksinimin. Pritet gjithashtu që brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX, dhe do të kemi besoj lajme të mira për sasi të tjera vaksinash.

Duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera”, tha Manastirliu.

Top Channel