Tentuan të marrin me forcë një 31-vjeçar, arrestohet njëri prej autorëve, në kërkim dy të tjerë

01/03/2021 10:58
Ilustrim

Një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, është ndaluar dhe arrestuar nga forcat policore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë ndalimin e shtetasit Sh. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë në zbatim të vendimit të datës 13.12.2020 së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë“, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës“.

Shtetasi Sh. K., në bashkëpunim me shtetasit A. B., 24 vjeç dhe G. B., 19 vjeç, (të cilët janë shpallur në kërkim), në datë 06.12.2020, në fshatin Gradishtë, Divjakë, kanë tentuar të marrin me forcë jashtë dëshirës shtetasin J. Ll., 31 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Top Channel