Merr flakë “Land Roveri” në Krujë, raportohen vetëm dëme materiale

01/03/2021 13:38
Foto ilustruese

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Krastë të Krujës.

Policia njofton se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale të automjeti në pronësi të një kompanie që jep makina me qira.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2021, në orën 13:00, në Krastë, Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Land Rover”, në pronësi të një kompanie që jep makina me qira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel