Ilustruese

Një automjet tip “Fiat” ka marrë flakë mëngjesin e sotmë në Xhafzotaj, Durrës.

Forcat blu  bëjnë me dije se automjeti ishte në pronësi të një 44-vjeçari, banues në Shijak. Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt teknik, gjë që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2021, në orën 09:10, në Xhafzotaj, dyshohet si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit E. Ll., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel