Celibashi përsërit thirrjen për partitë politike: Dorëzoni listat brenda afati, mos i lini për momentin e fundit

01/03/2021 12:00

Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ ka përsëritur thirrjen për partitë politike në lidhje me dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Celibashi shkruan:

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore.”

Para disa ditësh, Celibashi theksoi se 8 marsi është dita e fundit për të dorëzuar listat dhe përsëriti thirrjen e bërë nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në lidhje me përfshirjen në lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore.

“Lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret e plota ligjore.
Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. #8mars”, shkroi Celibashi në Twitter.

Top Channel