Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Cerven të Fierit.

Policia njofton se shtetasi E.T., duke drejtuar automjetin tip zetor ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel