Viktimat, Luftetar dhe Qamil Seiti

Ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19 Luftëtar Seiti, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti, i cili po ashtu humbi jetën nga virusi një javë më parë.

Kujtojmë se i riu Qamil Seiti nuk kishte asnjë sëmundje tjetër por virusi e kishte mposhtur dhe as mosha shumë e re nuk arriti ta shpëtojë.

Qamili nga Memaliaj, ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku fatkeqësitë ndoqën njëra-tjetrën.

Luftëtar Seiti ishte shtruar në spitalin covid 2 dhe fatkeqësisht nuk ia doli kundër covid-19.

Të afërmit e familjes të tronditur nga humbja e dyfishtë kanë bërë dhe reagime në rrjetet sociale.

Reagimi i mbesës së Luftëtarit

FOTO GALERI
1/4

Top Channel