Juventusi për të dytin vit radhazi nuk fiton dot në Bentegodi të Veronas, duke u ndalur nga Hellas këtë herë në një barazim 1-1.

Misioni për të fituar titullin e 10-të radhazi vështirësohet akoma edhe më shumë për bardhezinjtë pas kësaj ndalese, pasi të dielen nëse Interi mposht Genoan diferenca me kreun mund të shkojë në -10.

Sfida nisi më mirë për Veronan që në minutën e 5-të goditi shtyllën me Faraonin. Juventusi rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte me Chiesan në minutën e 14-të.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë, bardhezinjtë zhbllokuan shifrat me Cristiano Ronaldon që shfrytëzoi asistin e Chiesas, por atëherë kur bardhezinjtë po i drejtoheshin një tjetër fitoreje, Barak shtangu Juven me golin e barazimit në minutën e 77-të, një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Top Channel