Qentë e Lady Gaga gjenden shëndoshë, pas grabitjes me plagosje me armë (fotot)

27/02/2021 16:53

Dy qentë bulldogë francezë të këngëtares amerikane Lady Gaga, të cilët ishin vjedhur në një grabitje të rëndë dy ditë më parë, janë gjetur dhe janë dorëzuar te autoritetet.

Policia tha se qentë janë “ribashkuar” me përfaqësuesit e këngëtares, tha policia.

Personi që po i shoqëronte ata para grabitjes, asistenti i Lady Gaga Ryan Fischer, u qëllua disa here me armë nga dy persona të maskuar, të cilët më pas morën peng qentë të mërkurën, në Hollywood, Los Angeles.

Ai mbetet në spital por familjarët njoftuan se pritet të rekuperohet plotësisht nga plagët.

Policia nuk dha detaje sesi u rekuperuan qentë, por më herët këngëtrarja Lady Gaga kishte ofruar publikisht $500,000 për kthimin e tyre.

Agjencia Associated Press tha se nje grua i kishte sjellë qentë në stacionin e policisë së Olympic Community në Los Angeles, e cila sipas dëshmitarëve ishte “e papërfshirë dhe e palidhur me grabitjen”.

Nuk është e qartë nëse shpërblesa e ofruar është paguar për kthimin e tyre, por sipas eksperiencës së rasteve të tilla, gjasat janë që kjo të ketë ndodhur.

Gaga – emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta – është aktualisht në Romë duke punuar për filmin e ri të regjizorit Ridley Scott film, ‘Gucci.’

“Lutem që familja ime të jetë përsëri e plotë me një akt dashamirësie. Paguaj $500,000 për kthimin e tyre, pa asnjë pyetje të bërë”, deklaronte Gaga pas grabitjes.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/02/25/lady-gaga-ofron-500-000-per-qente-qe-iu-grabiten-me-arme-shoqeruesit-fotot/

FOTO GALERI
1/8
Shëtitësi i qenve të Lady Gaga uqëllua disa herë në gjoks në Los Angeles nga disa sulmues që vodhën dy nga tre qentë

Top Channel