Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Më poshtë përshkruhet momenti tronditës kur një bebe hipopotam sulmohet mizorisht dhe mbytet nga një mashkull i ri, gjatë luftës për marrjen e komandës së tufës.
Në sulmin shokues hipopotami me peshë 1.5 ton ngul dhëmbët te këlyshi i njomë, dhe e mban atë nën sipërfaqen e ujit.
Më pas mashkulli e tund dhunshëm këlyshin, i cili përgjaket në dhëmbët e tij.
Të tjerë hipopotamë qëndrojnë duke ndjekur skenën aty pranë, teksa i vogli merr frymë për herë të fundit dhe fundoset në ujë.
Mashkullit rreth 4 metra i gjatë iu deshën rreth dy minuta për të vrarë këyshin e vogël që nuk ishte më shumë se një-javësh.
Sulmi brutal është rezultat i luftës për dominim brenda tufës së hipopotamëve meshkuj, ku mashkulli vrasës më parë kishte mundur dhe përzënë nga tufa babanë e këlyshit.
Me qëllim të çiftohen me sa më shumë femra që munden, meshkujt vrasin këlyshët e vegjël të hipopotamëve të tjerë.
Kur nënat nuk kanë më të voglin që pi gji, ato janë të gatshem të çiftohen përsëri.
Sulmi u regjistrua nga Peter Geraerdts, menaxheri i parkut natyror në jug të Luangwa në Zambia.
Top Channel