Aurela Gaçes

Aurela Gaçe ka folur me ndjekësit në lidhje me planet për të zgjeruar familjen dhe përballjen e saj me ankthin.

Ajo është nënë e dy vajzave dhe kur u pyet nëse do të bëhet sërish me fëmijë, u shpreh se “nuk ia mban”. Edhe ndjekësve kuriozë që e pyesnin nëse do donte të kishte një djalë, theksoi se gjinia e fëmijës për të nuk ka rëndësi.

Sa i përket problemeve me ankthin, Gace tregoi si nisi gjithcka nga dëshira për të arritur shumë në jetë, por nuk ke të ardhura. Ajo përmendi koncertin e dytë recital në Pallatin e Kongreseve kur mbeti 15 milionë borxh dhe u detyrua të shkonte në një klub në Zvicër për të fituar më shumë para.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë. 35 i lava me sponsora e bileta…

pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në klab diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhe kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”– rrëfeu këngëtarja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel