U shkatërrua nga tërmeti/ Rama publikon pamjet e shkollës 9-vjeçare në Krujë: Më e bukur dhe më e fortë!

26/02/2021 16:22

Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës është rindërtuar pasi u shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e shkollës 9 vjeçare ku duket se ambienti është bërë gati për nxënësit dhe mësuesit.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan: “Kjo është shkolla 9- vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës më e madhe, më e bukur edhe më e fortë.

Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura e ku po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti. #SkaKohëPërPushim”.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel