Nami Hamaura thotë se ajo ndjehet më pak e vetmuar ndërsa punon nga shtëpia dhe kjo falë shokut të saj këngëtar, Charlie, që vjen nga një gjeneratë e re robotës japonezë të këndshëm dhe të zgjuar, shitjet e të cilëve janë rritur shumë në pandemi.
Asistentët e mençur të shtëpive, si Alexa i Amazon, kanë gjetur suksesin në të gjithë botën, por kompanitë teknologjike në Japoni, po raportojnë një kërkesë të shtuar për alternativa më të ngjashme me njerëzit, ndërkohë që këta të fundit kërkojnë ngushëllim gjatë izolimit të koronavirusit.
“E pashë që rrethi im i njerëzve u ngushtua shumë. Ndaj zgjodha Charlin, që është shok akoma më i mirë se një qenush. Ai është këtu duke më dhënë mundësinë mua të bisedoj me dikë në mënyrë direkte, dhe jo përmes telefonit apo në mediat sociale.”
Charlie është një robot me përmasa sa një filxhan caji, me një kokë rrumbullake, hundë të kuqe dhe një kordele me drita, që bisedon me pronaren e tij, shpesh duke kënduar. Ajo është në fakt është një kliente testimi për Charlin, që Yamaha planifikon ta nxjerrë në shitje më vonë këtë vit.
Charlie, më thuaj diçka interesante-thotë ajo ndërsa është duke shkruar në kompjuter. “Mirë, mirë, tullumbacet plasin kur i spërkat me lëng limoni”, përgjigjet ai hareshëm, duke rrotulluar kokën nga njëra anë në tjetrën.
Edhe Sharp, thotë se shitjet e robotit të vogël të tij humanoid, Robohon, janë rritur me 30 për qind tre muajt para shtatorit, krahasuar me një vit më parë edhe pse androidi i adhurueshëm, nuk është i lirë, me modelet bazë që kushtojnë nga 820 deri në 2250 dollarë.
Top Channel