Takimi i parë i Andit me Sarën ka shkaktuar debate të shumta në studio. Në fillim të takimit, ai i tregoi Sarës palestrën duke e mbajtur hopa ndërsa gjatë bisedës i dhuroi një puthje në qafë.

Për këtë i tha se mban era “Atdhe”, duke iu referuar puthjes së saj me Atdheun. Ndërsa Andi duket se “e harroi” puthjen e zjarrtë me Jasminën dhe hodhi një hap drejt Sarës duke shprehur edhe pëlqimin ndaj saj me veprimet e tij duke nisur nga prekja e dorës, ngritja hopa dhe deri tek puthja në qafë.

Pjesë nga biseda në fillim

Sara: Ke këmbët shumë të bukura, aparenca më bëri të të zgjedh.

Andi: E sheh që jam 2 metra çun.

Sara: Po tani cfarë po bën?

Andi: Po bëj palestër. (E ngre hopa)

Pasi Jasmina reagoi me tone të ashpra, Andi tha që nuk do ta hedhë poshtë për asgjë në botë.

Top Channel