Zbardhet ngjarja e vitit 2013, arrestohet një person në Durrës, vijon puna për kapjen e autorit tjetër

25/02/2021 13:06

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 2013, në fshatin Perlat, Durrës, ku 2 persona të armatosur kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. T.

Në vijim të veprimeve është dokumentuar me prova ligjore se njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje është shtetasi M. K., 28 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin në IEVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.  Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Po ashtu janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe është proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Janë ndalur shtetasit:

Sh. G., 47 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Dhuna në familje”;

B., 22 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi më datë 07.02.2021, dyshohet se ka vjedhur materiale në një kompani telefonike, ndërsa më datë 08.02.2021, dyshohet se ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit F. Xh., në Krujë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, shtetasin B. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e qarkullimit rrugor në DVP Durrës.

Njoftimi i policisë/ DVP Durrës

Vijon puna nga strukturat e DVP Durrës, për goditjen e paligjshmërisë.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 2013, në fshatin Perlat, Durrës.

Ndalohen dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore një ngjarje të ndodhur më datë 28.10.2013, në fshatin Perlat, Durrës, ku 2 persona të armatosur kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. T.

Në vijim të veprimeve është dokumentuar me prova ligjore se njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje është shtetasi M. K., 28 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin në IEVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

Sh. G., 47 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Dhuna në familje”;

L. B., 22 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi më datë 07.02.2021, dyshohet se ka vjedhur materiale në një kompani telefonike, ndërsa më datë 08.02.2021, dyshohet se ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit F. Xh., në Krujë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, shtetasin B. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e qarkullimit rrugor në DVP Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel