Vrasje në qendër të Tiranës/ Ekzekutohet Behar Sofia, ish bashkëpunëtor i trafikantit Abdulselam Turgut

25/02/2021 15:01

66 vjecari Behar Sofia u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjte ndërsa ecte në këmbë në trotuarin në anë të Lanës, këtu në zonën mes Piramidës dhe katedrales katolike të Shën Palit.

Shënjestra e atentatit u qellua dy here me pistolete me silenciator. Ai u dërgua ne gjendje te rende ne spitalin e Traumës por për shkak te plagëve nuk mbijetoi. Emri i Behar Sofia, ose Behar Seferi dhe Fatmir Sofia njihet si biznesmen ne Tirane por me një te kaluar te trazuar me trafikun e drogës. Emri i tij del ne arrestimin e turkut Abduselam Turgut, te akuzuar per trafik droge e me pas te akuzuar edhe për lidhje terroriste.

Sipas burimeve të Top Channel, nga grupi hetimor, pasi janë parë edhe kamerat e sigurisë, mendohet se vrasësi ka qenë në këmbë, duke e pritur viktimën, i cili jetonte vetëm disa metra larg vendit ku u ekzekutua.

Autori, dyshohet se e ka ndjekur viktimën për rreth 30 metra e ku më pas e ka qëlluar. Njëri prej plumbave e kapi në pjesën e kokës, çka për pasojë i solli atij edhe vdekjen.

Behar Sofia, i kishte mbijetuar Covidit dhe prej tre ditësh dilte shëtitje në këmbë në mëngjes. Viktima rezulton me disa biznese në zonën pranë stadiumit Dinamo, por shpesh ka pasur konflikt te dhe në biznese i kanë vendosur edhe eksploziv. Sofia, në vitin 1998 u arrestua ne Turqi se bashku me trafikantin Abdulselam Turgut, pasi u kapen me rreth 30 kg heroine.

Trafikanti turk u ndalua në Shqipëri për llogari të drejtësisë gjermane por u lirua në rrethana misterioze. Në vitin 2018 ai u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i një celule terroriste iraniane që do kryente akt terrorist në tiranë në kryegjyshatën botërore të bektashinjve. Mes te arrestuarve ishte edhe Hekuran Hoxha. Ky i fundit u arrestua perseri ne 2019, per llogari te operacionit Volvo 4, dhe i dyshuar se kreu i grupit te laboratorit te kokainës ne Has.  Ndërkaq Pistat paraprake te hetimit për ekzekutimin e Behar Sofias, janë e kaluara e tij ku ka qene i përfshire ne trafik droge, por nuk përjashtohet mundësia edhe për konflikte te mundshme ne bizneset e tij.

Top Channel