TIRANË – Në Këshillin e Lartë Gjyqësor ditën e sotme është zhvilluar seanca disiplinore ndaj magjistrates së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua nga SPAK më 11 shkurt, pasi akuzohet se me një skemë të ngritur së bashku me disa funksionar të tjerë në Gjykatën e Krujës, ulnin dënime dhe lironin të burgosur.

Artur Metani, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ka parashtruar qëndrimet e tij përballë Këshillit të Lartë të Gjyqësorit ndaj gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, duke thënë se veprimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha, diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxhën kërkoi të thirren dëshmitarë në procesin disiplinor të saj, zyrtarë të burgjeve, me në krye drejtuesin e përgjithshëm të burgjeve. Ndërkohë seanca është shtyrë për në 4 mars 2021.

Janë rreth 20 persona që kanë firmosur për sjellje të mirë të personave të dënuar në mënyrë që të marrin ulje dënimi. Mes tyre janë ish drejtues të burgut të Peqinit dhe të Fushë Krujës, Punonjës juridik e social.

Ndërkohë avokati i Hoxhës, kërkoi, sipas burimeve të Top Channel edhe marrjen e provave se si ju ul dënimi nga burgu i përjetshëm, në 25 vite burg, Hekuran Billës, si dhe procedurat që ndoqi Ministria e Drejtësisë.

Pas kësaj kërkese, Komisioni i Disiplinës, do ti shqyrtojë kërkesat dhe do të vendosë se çfarë do të bëhet në datën 4 Mars.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët masën e sigurisë arrest në burg për shtetasen Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Në këto kushte Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar me 15 shkurt nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA